Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
Pavarësisht dekretit të Presidentit, për të shfuqizuar 30 qershorin, Rama në një postim të shkurtër në twitter shkruan:
"Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor"
Presidenti Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve. Ndërkohë mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën.