Në një konferencë për shtyp me gazetarët kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh edhe njëherë se zgjedhjet e vitit 2017 u blenë nga krimi dhe Edi Rama.
Basha u shpreh se Rama po e çon vendin drejt një grushti shteti.
“Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit të organizuar nga mafia e drogës dhe Edi Ramës
Tashmë të faktuar se nuk ka ardhur në pushtet përmes votës, por përmes krimit.
Në këtë kushte nuk ka asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet e vitit 2017 u diktuan nga paratë e pista të drogës, nga krimi, nga blerja e votës.
Raporti i DASH-it e vërtetoi se përmes një skeme të mirë menduar të Edi Ramës asgjesuan zgjedhjet e vitit 2017.
Raporti zbuloi shkallën masive të shitblerjes së votës.
Të njëjtin konkluzion nxori edhe raporti i OSBE- ODIHR”, tha Basha.