Ceka ironizon Ramën: Nëse “Skënderbeu” është trim, të ndryshojë Kushtetutën

Shqipëria

Ceka ironizon Ramën: Nëse “Skënderbeu” është trim, të ndryshojë Kushtetutën

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:10
Neritan Ceka

Politikani Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë”  ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se tashmë që i ka 94 vota të sigurta të ndryshojë Kushtetutën dhe mos të merret me Gjykatën Kushtetuese.  

Ceka: Çështjet janë shumë më të lehta seç i mendojmë. Në qoftë se, ai burri "Skënderbeu", sic tha një nga këto vajzat është trim, e ka shumë kollaj nuk ka pse ti komplikojë punët i ka 94 vota të ndryshojë Kushtetutën, çi duhet Gjykata Kushtetuese. E heq nga neni i Presidentit kalimin tek Gjykata Kushtetuese 94 vota duhen pse e komplikon punën. e shkarkon direkt. Me sakrifica e kanë bërë atë parlament. Kemi pasur një parlament e mbajmë mend mirë në '90 që ngjan atyre të Europës. Kemi një popull që është më shumë se 90% pro BE, ku parlamenti është vendi i shenjtë i kombit. Presidenti është vendi i shenjtë i kombit, nuk merren ata ke ndarë gruan, nuk ke ndarë gruan. Me këto fjalimet banale të parlamentit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat