Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla gjeti një shprehje për tiu përgjigjur presidentit të Republikës për të verifikuar numrin e deputetëve në Parlament.
Nga Bradasheshi Balla tha se nuk e di cilës Kushtëtutë i referohet presidenti kur hap fjalë se do të shpërndajë parlamentin
"Pavarësisht se çfarë thonë gojët e liga, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Edhe pse presidenti i Republikës u përpoq të hynte edhe ai në lojë për të mbështetur sadopak të shoqen dhe shokun e shoqes, Lulin, zgjedhjet do të bëhen sepse zgjedhjet nuk i caktojnë partitë."
Balla nuk la pa akuzuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me hetimet për financimet e fishatës.
"Me dokumenta, një prej revistave më prestigjoze amerikane, Mother Jones, nxorri se si dy rusë, që i kishte rënë në zemër për Lulin, paguan që Lulzim Basha të bënte lobing kundër imazhit të Shqipërisë në SHBA apo gjetkë. Tashmë petët e byrekut u hapën, dhe Lulzim Basha, siç njofton Prokuroria është zyrtarisht, i pandehur."
Për PS-në Rusia nujk e ka të vetme këtë financim dhe se me këto fonde mbahen partitë që punojnëkundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kundër Reformës në Drejtësi.