Sërish përplasje mes policisë dhe përfaqësuesve të bashkisë në KZAZ 2 në Shkodër

Shqipëria

Sërish përplasje mes policisë dhe përfaqësuesve të bashkisë në KZAZ 2 në Shkodër

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe sot ka pasur përplasje në KZAZ nr.2 në Shkodër mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Policia e Shtetit kërkon të futet në ambientet e KZAZ nr.2, për krijimin e kushteve për vijimin e punës për zgjedhjet, por pengohet nga përfaqësues të Bashkisë dhe Policia Bashkiake.

"Nuk preket punonjësi i Policisë Bashkiake. Fakti që Policia e Shtetit është e armatosur është e turpshme", shprehen përfaqësues të bashkisë Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat