Demalia: Edhe Amerika është e bindur, reforma në drejtësi ka dështuar - Bota Sot
Demalia: Edhe Amerika është e bindur, reforma në drejtësi ka dështuar

Shqipëria

Demalia: Edhe Amerika është e bindur, reforma në drejtësi ka dështuar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:55
Ilir Demalia

lidhje me skyp nga Amerika, Demalia tha se në parlament nuk ka më pluralizëm.

Ilir Demalia: Ulsi Manja duhet të ishte i shkarkuar nga të gjithë funksionet dhe duhet të ishte përjashtuar nëse nuk do të tërhiqet vetë nga deputet i Kuvendit. Kërkesa e Ulsi Manjës dhe grupit parlamentar dhe Parlamentit Socialist, se nuk ka më grup parlamentar, s'ka pluralizëm ai parlament... dhe Parlamentit Socialist të Republikës Socialiste të Shqipërisë se nuk ka asnjë efekt. Parlamenti ka rënë, institucionet kanë rënë, shteti është në kolaps dhe po ju them një lajm. Edhe ndërkombëtarët, edhe Amerika janë të bindur që reforma në drejtësi ka dështuar sepse është  gangrenizuar i gjithë sistemi.

Sipas Demaliajt nëse në Shqipëri ka njerëz të mirë që ta nisin nga e para duhet të paktën 30-40 vjet që shteti të ngrihet në këmbë.

Ilir Demalia: Këtu ka marrë fund gjithçka dhe shqiptarët duhet të kenë diçka të qartë,  që nuk do të ndërrojë gjë brenda natës. Po të fillojnë për së mbari sot, i duhet të paktën edhe 30-40 vjet që të ngrihen në këmbë si shtet. 

E dini që SHBA nuk kanë ambasadorë prej një viti në Shqipëri. Sapo mbaroi mandatin ambasadori mandatin në Beograd menjëherë u nominua ambasadori tjetër. Nuk u la asnjë moment në vakum. Pra duhet të shohim detaje të vogla për të kuptuar të madhen. Vetë pranojnë edhe ndërkombëtarët që sistemi i drejtësisë është i kriminalizuar. 

Demalia tha se Shqipëria është në gjendjen që vendit i duhet përsëri një Princ Vid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...