PD e Beratit thirrje qytetarëve: Mos shkoni të votoni më 30 qershor

Shqipëria

PD e Beratit thirrje qytetarëve: Mos shkoni të votoni më 30 qershor

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:41
Juvina Qevani

Partia Demokratike me degët e saj në disa qarqe u ka kërkuar qytetarëve që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga Berati apeli u bë nga sekretarja e Degës së Partisë Demokratike në Berat Juvina Qevani: Më 30 qershor Rilindja e diktaturës krëkon të bëjë atentat pluralizmit dhe demokracisë. Në datën 30 qershor mos shkoni në qendrat e votimit. Mos u bëni shërbëtorë të krimit dhe mos u bashkoni në shkelje të Kushtetutës. Mos shkoni të legjitimoni miliardat e vjedhura prej oligarkëve. Ata mezi po presin që ju ti konfirmoni. Refuzoni ofertat e paligjshme për të marrë bashkinë e Beratit pa konkurim dhe pa zgjedhje" 

Ndërsa, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Elbasan ka zhvilluar një takim me mbështetësit e opozitës së bashkuar për formalizimin e saj. Ish deputeti Luçiano Boçi u shpreh se kjo alenacë vjen në vazhdën e aksioneve politike për të vijuar pamundësimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi shprehet se mbështetësit e opozitës së bashkuar nuk do të lejojnë që zgjedhjet të mbahen në 30 Qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat