“Arrestohet kandidati socialist për Bashkinë e Pogradecit”, Berisha publikon mesazhin

Shqipëria

“Arrestohet kandidati socialist për Bashkinë e Pogradecit”, Berisha publikon mesazhin

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:54
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në rrjetet sociale.

Sipas tij, pak ditë më parë është arrestuar kandidati socialist për Bashkinë e Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se ai është lënë i lirë pas 24 orësh, me ndërhyrjen e deputetit Taulant Balla.

“Denoncohet fshehja e krimit nga policia! Kapet në flagrancë me kontrabandë kandidati për Bashkinë e Pogradecit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor, para disa ditësh në doganën e Qafë Thanës është arrestuar kandidati i Partisë Socialiste për Pogradecin Ilir Xhakolli! Ai është kapur për kontrabandë dhe me ndërhyrjen e Taulant Ballës është liruar brenda 24 orëve. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga Policia e Sander Lleshit”, thuhet në mesazh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat