Mitingu i Ramës në Finiq jehonë në mediat greke: Është i “yni”, është me prejardhje greke - flet greqishten si gjuhë amtare

Shqipëria

Mitingu i Ramës në Finiq jehonë në mediat greke: Është i “yni”, është me prejardhje greke - flet greqishten si gjuhë amtare

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:07
Edi Rama

Mitingu i kryeministrit Edi Rama në zonën minoritate të Finiqit është komentuar gjerësisht nga mediat prestigjoze greke.

Duke u nisur nga fakti se përpos flamurit shqiptar, shpalosej edhe ai grek, Tribune.gr, shkon shumë larg kur e cilëson Ramën me origjinë greke.

Citimin e Ramës “30 Qershor” në gjuhën greke, për gazetën tregon se shefi i qeverisë shqiptare e ka atë si gjuhë amëtare.

“Tribune.gr, duke u bazuar në aktivitetin elektoral të Kryeministerit Rama në Finiq, raporton rreth “reagimeve të shkaktuara nga fakti se Kryeministeri Edi Rama foli në greqisht në Finiq të Epirit të Veriut, ndërsa prapa tij qëndronte edhe flamuri grek”. 

Portali shton gjithashtu se: “Edi Rama, me baba vlleh dhe nënë Himarjote, dihet se është me prejardhje greke dhe se flet greqisht si gjuhë amtare. Kjo natyrisht nuk do të thotë asgjë. 

Dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nacionalisti “maqedonas i lashtë” Nikola Gruevski, është grek nga babai i tij dhe emri i tij grek është Nikolas Grouios. Vetë prejardhja greke nuk do të thotë gjë, nëse nuk shoqërohet me ndërgjegjen greke. Kjo është arsyeja pse ne themi se grek nuk lind vetëm, por edhe bëhesh”, shkruan gazeta.

Image

Ndërkohë, minoriteti grek është njohur si i tillë që në vitin 1921 dhe sipas konventave përkatëse duhet të respektohet nga shteti shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat