Dyshime për “arratisjen” e Berishës! Ai del për kafe me ish Miss-in në Gjenevë

Shqipëria

Dyshime për “arratisjen” e Berishës! Ai del për kafe me ish Miss-in në Gjenevë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:41
Sali Berisha me ish-moderatoren Floriana Garo

Gazeta Shqip dy ditë më parë nëpërmjet një video ekskluzive nga Aeroporti i Rinasit njoftoi opinionin publik për ‘arratisjen’ e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në kulmin e betejës politike të PD po largohej jashtë shtetit.

Të shumta ishin komentet në atë video, ku disa theksuan se ai po largohej për shkak të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa të tjerë thanë se po largohej për shkak të shëndetit të tij.

Por, asnjë prej tyre nuk qëlloi në shenjë pasi vetë Berisha sqaroi se ndodhet në Gjenevë të Zvicrës, ku si çdo vit ai ka marrë pjesë në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar.

Dhe pikërisht aty, Berisha ka gjetur kohën të konsumojë një kafe me ish-moderatoren Floriana Garo.

Vetë ish-Missi ka publikuar një foto me Berishën në Gjenevë.

“Nje kafe e shkurter por e kendshme me Doktorin ne Gjeneve para fjalimit te tij ne #cransmontanaforum”, shkruan ajo në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat