“Luftë” në KZAZ e Dibrës! PD do të çajë kordonin, policia hedh gaz lotsjellës

Shqipëria

“Luftë” në KZAZ e Dibrës! PD do të çajë kordonin, policia hedh gaz lotsjellës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:33
“Luftë” në KZAZ e Dibrës

Pas rreth një ore në qetësi, është tensionuar situata në Dibër, aty ku qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur para KZAZ-së nr.19 për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mësohet se protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës me shumicë për të shpërndarë njerëzit.

Protestuesit në Dibër po tentojnë me çdo kusht të çajnë kordonin e policisë dhe të futen brenda ambienteve të KZAZ për të nxjerrë prej aty materialet zgjedhore.

Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat