Sali Berisha: Miell për votë, kjo është farsa e narkoshtetit

Shqipëria

Sali Berisha: Miell për votë, kjo është farsa e narkoshtetit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:18
Foto dëshmi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar blerjen e votës nga ana e Partisë Socialiste.

Sipas tij, po jepet miell për votë duke shfaqur edhe një video ku shihet një furgon me mbishkrimin “Bashkia që duam” e ku shihet një thasë me miell.

“Miell për votë, miell për votë! Kjo është farsa e narkoshtetit! Turp, njëmijë herë turp”, ka shkruar Berisha.

Më herët, edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, deklaroi se Edi Rama dhe Erion Veliaj po vijojnë me blerje votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat