Dritan Hila: Rama del më i fortë nga këto zgjedhje. Jordan Daci mendon ndryshe: Eshte fundi i tij

Shqipëria

Dritan Hila: Rama del më i fortë nga këto zgjedhje. Jordan Daci mendon ndryshe: Eshte fundi i tij

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:58
Dritan Hila

Analisti Dritan Hila, njëkohësisht drejtues i emisionit "Arena" në RTV Ora duke komentuar zgjedhjet e 30 qershorit Hila tha se Rama del më i fortë nga këto zgjedhje.

"Kriza politike do kohë që të zgidhet. Nuk do të zgjidhet sot për nesër. Të gjitha palët duhet ta kenë kuptuar leksionin që duhet të shkojnë në zgjedhje dhe nuk është ajo që e përcakton se kush është i mençur dhe kush jo. Natyrisht që do të ulen në tryezë.  Nga këto zgjedhje del më i fortë Rama, sepse është pikërisht ai që ka qenë në krahun e ndërkombëtarëve që kanë thënë se do të votohet. Ai është që do të jetë i favorizuar në këto diskutime. Opozita nuk duhet të bëjë qëndrimin mur kundër murit, të vërë kushte të panegociueshme. Duhet të ulen në bisedime. Nuk mund të shkohet në tryezë vetëm me kushtet e njërës palë dhe nëse vazhdon me këtë qëndrim do të marrë të njëjtin leksion."

Por nuk mendon kështu pedagogu i së drejtës kushtetuese Jordan Daci.

"Këto zgjedhje janë fundi i Ramës. Jam i sigurtë që këto zgjedhje detyrimisht kërkojnë ndryshime të mëdha politike dhe e ardhmja nuk është e kësaj qeverie por e qeverisje të re që do ta vendosë sovrani.  Ndëkombëtarët nuk do të qëndrojnë spektatorë. Ato i dhanë piketat si do të zgjidhet, thjesht të kemi durimin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat