Përmeti dhe Tepelena nxjerrin kandidatët fitues

Shqipëria

Përmeti dhe Tepelena nxjerrin kandidatët fitues

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 08:58
Ilustrim

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Përmetit.

Në total kanë votuar 4720 persona.

Fituese ka dalë Alma Hoxha nga Partia Socialiste, me një rezultat prej 4204 votash, raporton “Top Channel”.

Në Tepelenë  janë numëruar vetëm kutitë për kryetar Bashkie ku u rizgjodh me një diference prej rreth 2000 votash Tërmet Peçi.

Pas pak fillon numërimi i kutive për këshillin bashkiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat