Laç, sulmohet me armë ambienti ku ishte vendosur një Qendër Votimi

Shqipëria

Laç, sulmohet me armë ambienti ku ishte vendosur një Qendër Votimi

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 14:58
Foto

Ambienti privat, i cili shërbeu si qendër votimi në zgjedhjet e 30 qershorit është sulmuar sot me armë zjarri.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit në Fushë Kuqe të Laçit, e cila është sulmuar rreth orës 1:00 pas mesnatës së shkuar.

Si pasojë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat