Sulmet në KZAZ në Dibër, arrestohet pas 3 ditësh nënkryetari i PD

Shqipëria

Sulmet në KZAZ në Dibër, arrestohet pas 3 ditësh nënkryetari i PD

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:00
Foto

Nënkryetari i PD së Dibrës, Korab Muça është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për incidentin me KZAZ 19 në Peshkopi, para zgjedhjeve.

Muça akuzohet për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i  materialit zgjedhor”.

Sipas njoftimit të policisë në datën 28 qershor, rreth orës 21.00, disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, u grumbulluan  pranë KZAZ Nr. 19, në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

Policia tha se protestuesit përdorën sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim," informoi sot në mëngjes policia e Dibrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat