Deklarata e Felaj për arrestimin e Metës, Blushi: Minë me sahat për "fitoren" e reformës në drejtësi

Shqipëria

Deklarata e Felaj për arrestimin e Metës, Blushi: Minë me sahat për "fitoren" e reformës në drejtësi

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:04
Ermonela Felaj

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ironizuar deklaratën e kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj lidhur me mundësinë për arrestimin e Presidentit.

Përmes një postimi në facebook,Tedi Blushi, shkruan se "mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për "fitoren" përfundimtare të Reformës në Drejtësi!"

Deputetja Felaj duke folur në një emision televiziv për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.

E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat