Avokati i tund prangat Metës: Je nën akuzë! Ndërkombëtarët nuk e përfillin fare - Bota Sot
Avokati i tund prangat Metës: Je nën akuzë! Ndërkombëtarët nuk e përfillin fare

Shqipëria

Avokati i tund prangat Metës: Je nën akuzë! Ndërkombëtarët nuk e përfillin fare

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:13
Ilir Meta dhe Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se me ngritjen e Komisionit Hetimor nga Parlamenti, për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta është një individ i akuzuar.

‘Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston? Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral’, shkruan Ngjela.

Më tej, avokati thotë se Meta duhet të kishte hedhur në gjyq KQZ kur ajo nuk zbatoi dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, dhe menjëëherë kryetari i saj shkonte në burg. Por sipas Ngjelës Meta nuk e bëri këtë sepse dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, në rast se do të kishte anuluar zgjedhjet.

SHKRIMI I PLOTË I NGJELËS:

Nuk ka më qesharakë se ata që po na thonë: “dekreti i presidentit rrëzohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese”.

Por, dekteti i presidentit, i dërguar prej tij në KQZ, nuk u rrëzua nga KQZ, por nuk u zbatua prej saj si i pavlefshëm.

Ndërsa këtu del kjo pyetje: çfarë nodh kur një institucion nuk pranon të zbatojë një dekret apo një ligj?

Ndaj këtij institucioni fillon menjëherë ngritja e akuzës nga Prokuroria sepse ky është krim, dhe shefi i lartë i institucionit arrestohet me vendim të gjykatës penale.

Atëher, ky Meta, pse nuk e ngriti akuzën kundrejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kur ky nuk ia zbatoi dektetin? Madje edhe këta, që priren të flasin në forma të koshiencë popullore, pse nuk e denoncojnë KQZ-në në Prokurori?

E dini pse nuk e denoncojnë? Sepse e këta e dinë që ai dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ja kjo është e vërteta juridike e kësaj çështjeje.

Po Parlamenti do ta ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për hetimin e Presidentit të Republikës?

Sigurisht që do ta ngrerë të hënën. Kurse Meta iu kërcënohet ndërkombëtarëve. Por ata nuk po e përfillin fare, se Meta tani është një individ i akuzuar.

Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston?

Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...