Ndotet Borshi, ujërat e zeza të kroçerave derdhen në det

Shqipëria

Ndotet Borshi, ujërat e zeza të kroçerave derdhen në det

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:15
Foto

Prej gati tre ditësh, pushuesit në Borsh janë përballur me ndotje të ujit të detit.

Ujërat e zeza të kroçerave apo anijeve turistike janë shkarkuar në Detin Jon duke shkaktuar ndotje të lartë. Pushuesit thonë se nuk kanë mundur të lahen në det për shkak të papastërtisë.

Shqetësim, ndotja e detit përbën edhe për bizneset, të cilët i frikësohen largimit të turistëve. Këta të fundit thonë se kanë kontaktuar edhe me Ministrinë e Turizmit por asnjë prej inspektorëve nuk ka mbërritur në terren.

Ky nuk është rasti i vetëm ku bregdeti shqiptar pushtohet nga ndotja e mjeteve lundruese te huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat