Parkimi te spitali “Shefqet Ndroqi", qytetarët ankohen për çmimin: Është i lartë për ne

Shqipëria

Parkimi te spitali “Shefqet Ndroqi", qytetarët ankohen për çmimin: Është i lartë për ne

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Qytetarët shprehen të pakënaqur me tarifën e parkimit brenda oborrit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe edhe si senatoriumi në Tiranë. Ata thonë se kostoja që nis nga 200 lekë në orë e më tej në 500 lekë, është e papërballueshme dhe e pa arsyeshme duke iu shtuar kështu shpenzimeve të tjera në rastet kur dërgojnë të afërmit në spital.

Përveç shqetësimit për shëndetin e të afërmve, qytetarët që shkojnë në spitalin Universitar të Sanatoriumit duhet të mendojnë edhe për një vendparkim të përballueshëm në kosto për xhepin e tyre.

Ata ankohen se pagesa për një vend automjeti brenda oborrit të spitalit “Shefqet Ndroqi” është shumë e lartë.

"Tre orë 2 mijë lekë, po kaloi 3 orëshin 5 mijë lekë."

"Shumë të kripura."

"Vetëm me të zhvat shteti."

Qytetarët thonë se në shumicën e rasteve u duhet të parkojnë jashtë dyerve të spitalit, duke krijuar edhe kaos përpara hyrjes kryesore.

"Duhet ta lëmë jashtë se nuk kemi ekonomi ne."

"Bëhet rrëmujë, bëhet kaos."

Kërkesa e tyre mbetet për një ulje të tarifave të parkimit në mënyrë që të gjejnë mundësinë të vendosin automjetin brenda spitalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat