Shqiponja 85% “zbret” në shesh - Bota Sot
Shqiponja 85% “zbret” në shesh

Shqipëria

Shqiponja 85% “zbret” në shesh

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:05
Shqiponja 85%

Opozita e bashkuar po zhvillon protestën e saj të radhës në Tiranë.

Shqiponja e flamurit kombëtar është vendosur në qëndër të protestës së opozitës.

Në zemër të saj shkruhet shifra “85%”, aq sa është përqindja e shqiptarëve, sipas Partisë Demokratike, që refuzuan kryeministrin Edi Rama në votimet e 30 Qershorit.

Sipas opozitës, në votimet e të dielës së 30 qershorit dolën vetëm punonjësit e administratës të cilët u kërcënuan me vendet e punës.

PD dhe opozita bënë thirrje për braktisjen e votimeve të 30 qershorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...