Sinjali që Basha i çoi ndërkombëtarëve nga protesta e 10-të e opozitës

Shqipëria

Sinjali që Basha i çoi ndërkombëtarëve nga protesta e 10-të e opozitës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:35
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve nga protesta e opozitës të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci.

“Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona” – tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat