Fuga: Kriza institucionale në Shqipëri, më e rënda që nga luftërat ballkanike - Bota Sot
Fuga: Kriza institucionale në Shqipëri, më e rënda që nga luftërat ballkanike

Shqipëria

Fuga: Kriza institucionale në Shqipëri, më e rënda që nga luftërat ballkanike

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:08
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga thotë se kriza që po kalon Shqipëria është një nga krizat më të rënda institucionale.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, profesor Fuga u shpreh se një krizë e tillë institucionale mund të ketë pasur vetëm në kohën e luftërave ballkanike.

Sipas tij, institucionet janë vënë në dyshim prej njëra-tjetrës

Artan Fuga: Unë e shikoj si një krizë politike, që u shoqërua me një krizë porceduriale lidhur me procesin zgjedhor, e cila ka çuar në një krizë institucionale ku ne kemi probleme me institucionin e Presidentit, të cilin institucioni i Kuvendit nuk e njeh. Me institucionin e Kuvendit, sepse një pjesë e deputetëve nuk dihet a janë të ligjshëm apo jo. 

Kemi probleme me zgjedhjet dhe me KQZ. Kemi probleme se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kushdo merret me interpretime që nuk i takojnë. Pra kemi një krizë të madhe institucionale. 

Kemi një pushtet lokal, i cili ka dalë nga disa zgjedhje që jo vetëm janë me probleme, por edhe janë të administruara nga një kod zgjedhor, që pa pjesëmarrjen e të tërë partive do apo nuk do ndokush është jo adekuat. Pra kemi një krizë institucionale në disa rrafshe, që për mua është e barabartë me krizë të shtetit. Është një nga krizat më të rënda që kalon shtetit shqiptar në një shekull e më tutje. 

Një nga krizat më të rënda. Ndoshta në kohën e luftërave ballkanike ka pasur këtë krizë institucionale. As në kohën e diktaturës, ti lëmë natyrën e institucioneve, një të tillë paqëndrueshmëri, ku në mënyrë sistemike, strukturore mbi bazën e legjitimitetit institucional, të gjitha institucionet janë vënë në dyshim prej njëra-tjetrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...