Pse u shkarkua kreu i Tatimeve, edhe pse kishte vetëm 3 muaj në detyrë?! Deputeti zbulon shkakun

Shqipëria

Pse u shkarkua kreu i Tatimeve, edhe pse kishte vetëm 3 muaj në detyrë?! Deputeti zbulon shkakun

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:42
Enton Duro,

Në një konferencë për shtyp, deputeti Lefter Maliqi ka zbuluar arsyet e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro, vetëm tre muaj pasi kishte marrë detyrën.

Ai  tha se Enton Duro u shkarkua nga Tatimet, pasi nuk mbajti premtimin për të nxjerrë administratën në votime më 30 qershor.

“Edhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës”, tha Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat