Gjykata i thotë PO Kastriot Gurrës për kryebashkiak të Librazhdit

Shqipëria

Gjykata i thotë PO Kastriot Gurrës për kryebashkiak të Librazhdit

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:37
Kastriot Gurra

Gjykata e Elbasanit, me gjyqtare Zamira Vyshka ka marrë në shqyrtim kërkesën e drejtuar nga fituesi në zgjedhjet e 30 qershorit Kastriot Gurra lidhur me rikonfirmimin e këtij të fundit në krye të Bashkisë së Librazhdit në mandatin e tij të dytë. 

Gjykata ka vendosur ta shpallë fitues Gurren mbështetur sipas saj, në rezultatet zgjedhore të miratuara në tabelën përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë. Gurra nuk pati kundërshtar në votimet e 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat