E dehur në timon vrau dy të rinjtë shqiptarë… flet për herë të parë 30 vjeçarja italiane

Shqipëria

E dehur në timon vrau dy të rinjtë shqiptarë… flet për herë të parë 30 vjeçarja italiane

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 23:42
Pamje nga aksidenti

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”. Kështu mësohet të jetë shprehur nga burgu i Modenas, Irina Vetere, ndërkohë që nuk pushonte së qari.

30-vjeçarja ndodhet në burgun e grave që prej 4 Korrikut, me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore.

Mbrëmjen e 30 Qershorit, ajo i jepte makinës në gjendje të dehur dhe po kthehej në shtëpinë e saj në Quatro, kur në Statale 45, në afërsi të një diskoteke përplasi për vdekje dy 20-vjeçarët shqiptarë, Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja.

Image
Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja

Pas ngjarjes, Vetere ishte shtruar në spital pasi kishte marrë gjithashtu dëmtime gjatë aksidentit, si dhe për shkak të gjendjes së shokut. Ajo u transferua në burg pak ditë më vonë.

Avokati i të resë tha se ajo është në gjendje shumë të rëndë psikilogjike dhe mendon gjatë gjithë kohës për atë që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat