Balla: Vendimi i Gjykatës së Durrësit absurd, mandatet i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor - Bota Sot
Balla: Vendimi i Gjykatës së Durrësit absurd, mandatet i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor

Shqipëria

Balla: Vendimi i Gjykatës së Durrësit absurd, mandatet i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:23
Foto

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka cilësuar skandaloz vendimin e gjykatës së Durrësit për mosnjohjen e mandatit të përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako.

Balla: Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë.

Balla tha se pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Balla: Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme. Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...