Rama vizitë blic në Turqi, takohet me Erdoganin

Shqipëria

Rama vizitë blic në Turqi, takohet me Erdoganin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:31
Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Takimi me Erdogan është zhvilluar në rezidencën e Marmaris, qytet në brigjet e rivierës turke.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan kryeministri.

Ende nuk ka detaje nga temat që kanë diskutuar Rama dhe Erdogan.

Takimi i kryeministrit shqiptar me kreun e shtetit turk vjen pak ditë pas takimit Meta-Erdogan në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të samitit të SEECP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat