Ristani: Jemi përballë një pasoje të madhe politike - Bota Sot
Ristani: Jemi përballë një pasoje të madhe politike

Shqipëria

Ristani: Jemi përballë një pasoje të madhe politike

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:13
Arben Ristani

Ish-sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani, në lidhje me krizën politike në të cilën gjendet vendi jonë thotë se “askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal.”

Ai fajësoi të dyja palët.

“Nuk kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo ditë. Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë normalitetin në vend. Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë”.

I ftuar në “Real Story”, Ristani është shprehur se vendimi I opozitës me të vërtetë ishte një ndër vendimet dhe veprimet më të forta dhe tashmë ajo ndodhet jashtë çdo strukture drejtuese në vend.

“Pesha e madhe është e qeverisë pasi ka detyrimin që të sigurojë normalitetit dhe opozita patjetër që ka dhe përgjegjësinë e vet. PD ka bërë veprime të forta pasi menduan se do të sensibilizonin shqiptarët dhe do të tërhiqnin vëmendjen e partnerëve ndërkombëtare të cilët duhet të kishin qenë më aktiv. Jemi përballë një pasoje të madhe politike ku e gjithë e djathta dhe aleatët e saj kanë ngelur të papërfaqësuar qoftë në pushtetin qendror po ashtu edhe në atë lokal.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...