Shërbimet, hapet në kombinat Qendra e Integruar ADISA

Shqipëria

Shërbimet, hapet në kombinat Qendra e Integruar ADISA

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:08
Shërbimet, hapet në kombinat Qendra e Integruar ADISA

Qytetarët e Kombinatit do t’i marrin më shpejt dhe më afër shërbimet e kërkuara. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen financiare të Bankës Botërore, ka hapur Qendrën e Integruar ADISA në zonën e Kombinatit, e cila ofron mbi 368 shërbime publike, përfshirë edhe shërbimet vendore të bashkisë, përmes dy sporteleve të dedikuara.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zv. Kryeministri Erjon Braçe dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan mjediset e reja dhe theksuan se vëmendja e Bashkisë së Tiranës dhe e qeverisë është për të çuar shërbimin tek qytetarët.

 “Ky bashkëpunim mes qeverisë qendrore me qeverisë lokale e sheh rezultatin në këtë hapësirë. Dilema është: shkojnë njerëzit te shërbimet, apo shërbimet te njerëzit? Besoj sot jemi përgjigjur qartë: shkojnë shërbimet ku janë njerëzit, shkon shteti te njerëzit, shkon qeveria, bashkia, deputetët, dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë shërbime konkrete dhe të prekshme për qytetarët. Me zgjidhjen e kësaj dileme kemi një hapësirë të transformuar për Njësinë 6”, tha Veliaj.

 Ai nënvizoi se në këto 4 vite, Kombinati është transformuar dhe sot ka jo vetëm çerdhe, kopshte e shkolla të reja, por edhe shërbime më pranë. 

“Ne diskutonim jo vetëm sjelljen e këtyre shërbimeve, por faktin që qindra dhe mijëra fëmijë, çdo mëngjes, duhet të kalonin jo Tiranën, por 21-shin, për të kapur një kopsht, një shkollë, një çerdhe. Sot me shkollën e re, me kopshte të reja, me çerdhet e reja, qindra furgonë që shkonin e vinin dhe harxhonin kohë, jetë njerëzish e shpenzuar në trafik, i ka shërbimet këtu. Nuk kemi neglizhuar jo vetëm të gjallë, por as ata që nuk jetojnë më në varrezat e Kombinatit”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat