Ngjarja në Arapaj, vajza e cila u tentua të përdhunohej e sëmurë rëndë, u operua vetëm pak kohë më parë

Shqipëria

Ngjarja në Arapaj, vajza e cila u tentua të përdhunohej e sëmurë rëndë, u operua vetëm pak kohë më parë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:07
Ilustrim

Ditën e djeshme u raportua se një vajzë 8 vjeçare në Arapaj të Durrësit është përdhunuar brenda shkollës nga 5 të rinj të moshave 15-17-vjeç.

Në lidhje me këtë rast, prokuroria e Durrësit ka deklaruar se përdhunimi nuk ka ndodhur, ndërsa policia ka thënë se ka arrestuar një 16-vjeçar, dhe një 14-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa nuk e ka mohuar rastin.

Nga ana tjetër, sipas Dritare.net, banorët e zonës kanë qenë në dijeni të ngjarjes, ndërsa ata janë shprehur se ka qenë përdhunim.

Nëna e vajzës punonte në një biznes fasonerie, ndërsa prej 2 javësh nuk është paraqitur në punë.

Vetëm 3 muaj më parë, vajza 8 vjeçare është bërë operacion pasi ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për shkak të kushteve ekonomike në të cilat ndodhet familja, koleget e nënës së 8-vjeçares, kanë kontribuuar që operacioni të zhvillohet, ndërsa vajza ka qenë me mjekim të detyrueshëm prej asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat