Zgjedhjet, Ademi ankesë në Gjykatën Kushtetuese: E di që s’është funksionale por…

Shqipëria

Zgjedhjet, Ademi ankesë në Gjykatën Kushtetuese: E di që s’është funksionale por…

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:49
Voltana Ademi

Kryetarja ende në detyrë në Bashkinë e Durrësit, Voltana Ademi, nën cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ka postuar sot kërkesën e plotë që ajo në emër të shoqatës ka depozituar me 17 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me votimet e 30 qershorit.

“Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore”-thekson ajo, duke nënvizuar kërkesat kryesore të kësaj shoqate.

Postimi i plotë e Voltana Ademit

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve;

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

Më poshtë gjeni të plotë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat