Me kaçavida e çekiç, Duros i hapet dera e Bashkisë Devoll

Shqipëria

Me kaçavida e çekiç, Duros i hapet dera e Bashkisë Devoll

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku i ri Eduard Duro ka mbërritur në bashkinë e Devollit, shoqëruar nga prefekti i Korçës, Dhori Spirollari.

Por teksa ka kërkuar të futet në zyrat e Bashkisë dhe të marrë detyrën, Duro ka hasur në rezistencën e ish-kryebashkiakut demokrat Bledjon Nallbati, i cili nuk kishte pranuar të lironte zyrën dhe madje ishte larguar nga zyra pas orarit zyrtar të punës.

Në fakt Duro kishte zgjedhur të paraqitej në Bashki jashtë orarit zyrtar, por pavarësisht kësaj ai ka mundur të hyjë në ambientet e Bashkisë.

Një person i pajisur me kaçavida dhe çekiç ka mundur të çmontojë bravën e derës së Bashkisë duke e hapur atë.

Pasi dera hapet dëgjohen brohorimat e personave që po prisnin hapjen e derës, mes tyre dhe kryebashkiaku i ri futet në zyra duke përshëndetur të gjithë peronat që e shoqëronin.  

Pas më parë Duro paralajmëroi se në zyrë do të hynte qetësisht, ndërsa Nallbati tha se 30 qershori është shfuqizuar.

“Kryetarët e Bashkive vijnë dhe ikin me zgjedhje. 30 qershori është i shfuqizuar”, – tha Nallbati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat