Biblioteka e Elbasanit e frekuentuar edhe përgjatë verës

Shqipëria

Biblioteka e Elbasanit e frekuentuar edhe përgjatë verës

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:43
Foto

Në Bibliotekën e Elbasanit numri i lexuesve është në rritje. Interes kanë shfaqur edhe të vegjlit ndërsa numri i dashamirësve të librit, të regjistruar në këtë bibliotekë ka shkuar 3 mijë.

Stina e verës disa i ka gjetur me studime.

Biblioteka e Elbasanit edhe përgjatë ditëve të nxehta po frekuentohet nga lexues, kryesisht të rinj.

Drejtorja Aida Gashi thotë se në këtë bibliotekë janë afro 3 mijë lexues besnik.

Gashi: Numri i frekuentuesve është në rritje dhe sidomos në sezonin e verës ne kemi një numër më të madh lexuesish, pasi dihet që me pushimet që ato marrin vijë dhe tërheqin libra.  

Sipas saj numri i dashamirës të vetë librit është rritur. Interes po tregojnë edhe lexuesit e vegjël.

Gashi: Grupmoshat që kanë filluar të frekuentojnë më shumë librin fizik janë ato të vogla duke filluar nga mosha 0-3 vjeç deri në moshën 14 vjeç. Janë ky grup i moshës që ne i kemi në bibliotekën e fëmijëve dhe i ofroj gjithmonë librat më të rij dhe e shoh edhe interesimin e prindërve. 

Gashi shprehet se Bashkia Elbasan ka një fond të posaçëm për të pasuruar me tituj të rinj bibliotekën çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat