Korçë, dy banesa shkrumbohen nga zjarri

Shqipëria

Korçë, dy banesa shkrumbohen nga zjarri

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:40
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku dy banesa janë përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 në qytetin e Korçës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që njëra nga banesat të digjet plotësisht ndërsa tjetra që ishte ngjitur me të ka marrë dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat