Sa pak njerëz, sa shumë policë në Shqipëri - Bota Sot
Sa pak njerëz, sa shumë policë në Shqipëri

Shqipëria

Sa pak njerëz, sa shumë policë në Shqipëri

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:47
Ilustrim

Sipas përllogaritjeve të Monitor, ka 370 policë për çdo 100 mijë banorë që jetojnë në Shqipëri, mbi mesataren e Bashkimit Europian. Në vendet anëtare të Bashkimit Europian ka rreth 312 policë për çdo 100 mijë banorë sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në fillim të këtij viti.

Në të gjithë BE-në janë rreth 1.6 milionë oficerë policie. Numri i policëve në BE është pakësuar me rreth 3.4% që prej 2009-s.

Monitor ka përllogaritur numrin e policëve për 100 mijë banorë, në mënyrë që të dhënat të jenë të krahasueshme.

Rekordin në Europë për numrin më të lartë të policëve për 100 mijë banorë e mban Qipro, me 573 policë. Më pas renditet Malta me 505 policë, Greqia me 492 policë (100 policë më shumë se në Shqipëri), Kroacia me 490 policë, Letonia me 461 policë. Edhe Italia ka një numër mbi mesataren e Bashkimi Europian të policëve, me rreth 453 policë për 100 mijë banorë.

Vendi me numrin më të ulët të policëve për 100 mijë banorë është Hungaria. Sipas llogaritjeve ë Eurostat, në Hungari ka rreth 90 policë për 100 mijë banorë.

Vendet e Europës Veriore kanë një numër të ulët të oficerëve të policisë gjithashtu. Në Finlandë ka mesatarisht 137 policë për 100 mijë banorë, në Danimarkë ka rreth 186 policë, ndërsa në Suedi 203 policë.

Në vendet e tjera të zhvilluara të Bashkimi Europian, si Gjermania, ka mesatarisht 297 policë për 100 mijë banorë, ndërsa në Francë 326 policë, me shumë se mesatarja e BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...