Zgjedhjet e 30 qershorit, Hand: Nuk kishte alternativë tjetër veç bërjes së tyre

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, Hand: Nuk kishte alternativë tjetër veç bërjes së tyre

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:20
Robert Hand

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand ka komentuar procesin zgjedhor të 30 qershorit. 

I pyetur nëse zgjedhjet e fundit ishin legjitime, Hand u shpreh se i qëndron vlerësimit të OSBE-së. Ai thekson se në një kohë kur nuk pati kohë të mjaftueshme për zgjidhje, kjo për shkak të mungesës së gjykatave, nuk kishte alternativë tjetër veç realizimit të tyre në 30 qershor.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët zgjedhjet lokale. Ju keni vëzhguar pothuajse të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, që nga ato të parat pas rënies së komunizmit. A mendoni se zgjedhjet e fundit janë legjitime?

Robert Hand: T’ju korrigjoj për vëzhgimin e zgjedhjeve, unë kam vëzhguar ato të 1991 dhe shumë të tjera më pas, por jo këto të viteve të fundit për shkak të përgjegjësive të tjera. Për zgjedhjet e 30 qershorit do t’i qëndroja vlerësimit të OSBE-së. Ato u zhvilluan. Pati debat për datën dhe se çfarë duhet bërë, për shkak edhe të mungesës së gjykatave dhe nuk pati kohë të mjaftueshme për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje, pra nuk kishte alternativë tjetër veç bërjes së tyre. Është për të ardhur keq, pasi në se ato janë legjitime apo jo, nuk pati kandidatë alternativë në zgjedhje dhe për rrjedhojë ato janë më pak legjitime. Ky do të jetë një problem për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat