Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Lezhë, gjendet dhe fitil zjarrpërcjellës

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Lezhë, gjendet dhe fitil zjarrpërcjellës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:13
Ilustrim

Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në Lezhë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të premte, në Spiten të Lezhës, në një distancë prej rreth 50 metrash larg nga banesa e shtetasit Tonin Kolthi, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Gjithashtu edhe 20 metra larg banesës është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, zbardhjen e rastit dhe vënin para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Lidhur me këtë ngjarje specialistët për hetimin e krimeve në policin e Lezhës, referuan materialet në Prokurorinë e Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat