Calavera: BE pret që aktorët politikë të përfshihen në dialog pa vonesa - Bota Sot
Calavera: BE pret që aktorët politikë të përfshihen në dialog pa vonesa

Shqipëria

Calavera: BE pret që aktorët politikë të përfshihen në dialog pa vonesa

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:27
Genoveva Ruiz Calavera

Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm për të realizuar shtetin e së drejtës.

Calavera thekson se BE pret që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përkushtim të plotë dhe të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog pa vonesa.

Calavera: Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse, në këto periudha të rëndësishme për vendin, BE pret që të gjithë aktorët politikë të tregojnë përkushtim të plotë dhe të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog pa vonesa të mëtejshme. Kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer ngërçin politik aktual. Nuk duhet të ketë asnjë kompromis që dëmton vendosjen e shtetit të fortë ligjor në Shqipëri. Kjo do të jetë thelbësore për të përcaktuar mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE-së në procesin e zgjerimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...