Sherri me thika/ Dorëzohet adoleshenti që plagosi 17 vjeçarin

Shqipëria

Sherri me thika/ Dorëzohet adoleshenti që plagosi 17 vjeçarin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën ‘Vaso Pasha’, ku pas një konflikti u plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat përreth ambientit ku ka ndodhur ngjarja, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë.

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme 16-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar te vrasë me thikë shtetasin O.T.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat