Kryebashkiaku i Shkodrës i përgjigjet PD-së, publikon dokumentet italiane

Shqipëria

Kryebashkiaku i Shkodrës i përgjigjet PD-së, publikon dokumentet italiane

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:25
Valdrin Pjetri

Kryebashkiaku i ri Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka problem me drejtësinë italiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shprehet se PD-ja ka javë që kërkon të njollosë figurën e tij, Pjetri bën publike edhe dy dokumente, të cilat sipas tij janë çertifikatat e pastërtisë së figurës të dhëna nga shteti Italian.

Prej ditësh Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk ka shkuar në Itali prej 8 vitesh nga 2002 deri në 2010 sepse është i dënuar për drogë dhe vjedhje dhe vjedhje .

Postimi i plotë i Pjetrit:

Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat