Në ditën e Kurban Bajramit, Ambasada e SHBA-ve mesazh shqiptarëve

Shqipëria

Në ditën e Kurban Bajramit, Ambasada e SHBA-ve mesazh shqiptarëve

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:28
Ambasada e SHBA-ve

Ambasada amerikane në Tiranë iu ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë, që festojnë sot Kurban Bajramin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA-së shprehet se kjo ditë ofron një mundësi të re për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

 ‘Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin.

Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

Eid Mubarak’,-thuhet në mesazhin e SHBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat