Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, Mehmetaj: Edhe një herë që mund ta merrnin Shkodrën pa garë, vunë një drogaxhi - Bota Sot
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, Mehmetaj: Edhe një herë që mund ta merrnin Shkodrën pa garë, vunë një drogaxhi

Shqipëria

Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, Mehmetaj: Edhe një herë që mund ta merrnin Shkodrën pa garë, vunë një drogaxhi

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 06:26
Kejdi Mehmetaj

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, shprehet se pushteti i Ramës është i zhytur në batakun e korrupsionit dhe krimit, duke iu referuar akuzave për dënimin në Itali të kryebashkiakut të zgjedhur me 30 qershor në Shkodër Valdrin Pjetrin.

“Gjatë këtij gushti shumë të nxehtë dhe tepër të vështirë qoftë në aspektin social por mbi të gjitha ekonomik, shqiptarët po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike. Ndërkohë që të gjithë kërkojnë reflektim e zgjidhje, e kundërta po ndodh e çdo ditë qytetarët ndjejnë të ushtrohet mbi ta presion, arrogancë, kokëfortësi e padrejtësi nga një pushtet që antikushtetueshmërisht po mban peng institucionet tona”, shkruan ajo.

“Ndërsa familjet e thjeshta shqiptare shohin se si shteti hidhet kundër tyre me gjoba, taksa e kërcënime, pushtetarët, oligarkët dhe kriminelët shpërblehen me koncesione, PPP dhe ofiqe të larta.

Aq i zhytyr është ky pushtet në batakun e korrupsionit e krimit, sa edhe njëherë të vetme që menduan se do e merrnin Shkodrën (pa garë), përfunduan duke dekoruar si kryetar të saj modelin tipik të rilindasit; atë që shpërblehet jo për zotësi por për lidhjet e pashmangshme me krimin (ku duhet theksuar narkotrafiku mbizotëron). Maska është çjerrë, madje është hequr fare, asnjë lojë marketingu, as gjoja “larja e duarve” me Kryetarin Rilindas të Shkodrës, nuk e shpëton më këtë pushtet dhe Edi Ramën si kreun fuqiplotë të tij”, shprehet Mehmetaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...