PD e Shkodrës sulmon ashpër Jozefina Topallin: Ti e promovove në politikë Valdrin Pjetrin

Shqipëria

PD e Shkodrës sulmon ashpër Jozefina Topallin: Ti e promovove në politikë Valdrin Pjetrin

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Pas një sulmi që Jozefina Topalli i bëri Bashës këtë të mërkurë, ka reaguar dega e PD-së Shkodër e cila pretendon se kryebashkiakun e zgjedhur Valdrin Pjetri, e ka promovuar në politikë pikërisht ish- kryetarja e Kuvendit.

PD Shkodër thotë se Jozefina Topalli për hatër të babait të Valdrin Pjetrit e ka promovuar këtë të fundit në politikë dhe poste drejtuese, duke hedhur poshtë akuzat që bëri ish deputetja e PD-së kundrejt Bashës.

Postimi i PD të Shkodrës:

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha! Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge! Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat