Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër - Bota Sot
Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

Shqipëria

Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:31
Policia shqiptare

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi si dhe procedimin penal të një tjetri, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Janë sekuestruar doza me lëndë Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se do të shpërndaheshin nga këta shtetas, si edhe një sasi lekësh.

Kështu, sipas njoftimit të policisë u arrestua L.M, 38 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”), si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë i shtetasit F.A, 35 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd (i dënuar më parë për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”).

Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore, ku dyshohej se shtetasit e mësipërm, bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë organizuar punën dhe kanë bërë lokalizimin e tyre në lagjet nr.8 dhe nr.17 të qytetit të Korçës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit L.M, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa si dhe 17.500 lekë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” të cilin shtetasi F.A.,drejtonte si edhe në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan disa doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...