Zjarri i përmasave të mëdha shkrumbon dy dyqane dhe një magazinë në Konispol - Bota Sot
Zjarri i përmasave të mëdha shkrumbon dy dyqane dhe një magazinë në Konispol

Shqipëria

Zjarri i përmasave të mëdha shkrumbon dy dyqane dhe një magazinë në Konispol

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një magazinë dhe 2 godina të tjera në fshatin Mursi, të Konispolit.

Mapo mësohon se zjarri fillimisht ka filluar në një zdrukthtari, ku shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Flakët më pas janë përhapur edhe në dy godina të një biznesi tjetër që shërbenin si depo dhe ambient fjetjeje për punonjësit.

Për të shuar zjarrin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes 3 mjete zjarrfikëse të Konispolit dhe Sarandës, pasi përhapja e zjarrit rrezikonte edhe banesat e fshatit Mursi, të cilat ndodhen vetëm disa metra larg vatrës.

Fatmirësisht, flakët janë shuar duke mos rrezikuar shtëpitë e banimit përreth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...