Ilir Meta nga Rahoveci: Shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej

Shqipëria

Ilir Meta nga Rahoveci: Shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:15
Ilir Meta ka marrë pjesë në hapjen e “HardhFest”-t 2019, në Rahovec

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në hapjen e “HardhFest”-t 2019, në Rahovec.

Meta tha se nuk mund të mungonte në një festë tradicionale si kjo e sotmja. Ai shpreson se shkëmbimet e mallrave mes dy vendeve të rriten dhe që të mësojnë sa më shumë nga njëri-tjetri.

Postimi i plotë nga Meta:

Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019?” në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës.

Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat