Basha nënshkruan marrëveshje me banorët e Astirit dhe paralajmëron protesta në shtator

Shqipëria

Basha nënshkruan marrëveshje me banorët e Astirit dhe paralajmëron protesta në shtator

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:37
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka firmosur një kontratë mirëbesimi me banorët e Unazës së Re në Tiranë, duke u premtuar se banesat e tyre do të mbrohen.

PD angazhohet për dy masa emergjente, rishikimin e projektit, dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” – thuhet në kontratën e firmosur nga Basha dhe banorët.

Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD  angazhohet që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat.

“Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”

Më tutje Basha ka deklaruar se në shtator nisin sërish protestat, ndërsa laku vijon të shtrëngohet edhe më shumë në fytin e Edi Ramës.

Basha: Laku po ngushtohet në qafën e despotit të inkriminuar. Koha për të dhënë llogari finale po afron. Para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar për Shqipërinë si gjithë Evropa që këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme me banorët e unazës së re. Ky është angahzimi ynë, e zezë mbi të bardhë për të vendosur drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat