Forcat Speciale Shqiptare stërviten me X Navy Seal të SHBA-ve - Bota Sot
Forcat Speciale Shqiptare stërviten me X Navy Seal të SHBA-ve

Shqipëria

Forcat Speciale Shqiptare stërviten me X Navy Seal të SHBA-ve

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:15
Foto

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, ka publikuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi të ushtrimeve të përbashkëta mes forcave speciale shqiptare dhe atyre X Navy Seal të SHBA-së.

Ajo ka shkruar se “më të mirët stërviten me më të mirët”, duke lënë të kuptohet se forcat shqiptare tashmë po stërviten me njësitet më elitare të botës.

“Forcat Speciale Shqiptare, treguan aftësi mbresëlënëse gjatë stërvitjes ‘Joing Combinet Exchange Trainging’, me grupin e X të Navy Seal nga SHBA. Forcat Speciale rikonfirmojnë besimin që gëzojnë në sytë e aleatëve edhe në operacionet delikate siç janë ato kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar ndër tjera ministrja shqiptare e Mbrojtjes.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...