Xhirimi tmerrues i sulmit ndaj turistëve spanjollë në Shqipëri

Shqipëria

Xhirimi tmerrues i sulmit ndaj turistëve spanjollë në Shqipëri

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:43
Xhirimi tmerrues i sulmit ndaj turistëve spanjollë në Shqipëri

Media ka siguruar videon tmerruese të momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Shqipëri, sulmon turistë spanjollë – teksa automjeti i tyre ishte duke ecur.

Ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë. Ngjarja shokuese ka ndodhur dy ditë më parë.

Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtar janë shqiptarë, ndërsa në veturë dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë – ata bisedojnë në telefon edhe me policinë shqiptare.

Mësohet se turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq. Pronari më pas është sulur duke i ofenduar dhe duke i ndjekur, dhe pasi ata janë larguar me veturë – ai është hedhur mbi xham.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai u ka kërkuar falje turistëve spanjollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat